Nje profesor ka tentuar t’i jape fund jetes ne hollin e rektoratit ne Universitetin e Tetoves. Policia ka bere me dije se të enjten në mesditë, në Stacionin Policor në Tetovë, është denoncuar se 33 vjeçari A.F. nga fshati Nerasht, në hollin e rektoratit të Universitetit të Tetovës ku ka qenë profesor, dy herë ka tentuar që të bëjë vetëvrasje duke tentuar që të prese venat.
Por, fillimisht sekretari i Universitetit dhe më pas edhe një person nga sigurimi e kane ndaluar ne kohe.
Më pas ai është dërguar në zyrat e sekretarit të Universitetit dhe prej andej në Spitalin Klinik të Tetovës.
Pjesëtarë të Policisë së Tetovës po marrin në pyetje profesorin në fjalë dhe po punohet per zbardhjen e ngjarjes.
a.ç