Lulzim Basha bllokoi sot foltoren e Kuvendit pas përplasjes që pati me kryesuesin e seancës sa i përket zbatimit të rregullores.
Duke u ngujuar me një grup deputetësh për plot pesë orë, Basha priti disa herë rifillimin e seancës për të vijuar me fjalën e tij.
Por kjo sjellje e PD në Kuvend pas insistimit të kreut të partisë, jo vetëm që pengoi punimet e seancës. Ish-kryeministri Berisha që flet vetëm të enjteve në Parlament, nuk pati sot mundësi të shprehej. Duket se ky ka qenë efekti i vetëm i “protestës” 5-orëshe të demokratëve.
Ndërkohë, vetë Berisha u prononcua shkurtimisht jashtë sallës për mediat, duke deklaruar mbështetjen e tij për “aksionin” politik të PD-së ditën e sotme. /b.d