1969 – BBC transmetoi episodin e parë të serisë “Cirku fluturues i Monty Python”, e cila është bërë një shfaqje kulti në mbarë botën.
1511 – Papa Julius II themeloi Lidhjen e Shenjtë të Aragones, Venecias dhe Shteteve Papnore me qëllim të mbrojtjes së unitetit të kishës, por edhe dëbimin e francezëve nga Italia.
1713 – Lindi filozofi dhe shkrimtari francez Deni Didro (Diderot), përfaqësues i shpirtit të borgjezisë revolucionare të shekullit të 18-të, një nga autorët më të rëndësishëm të “Enciklopedisë” të madhe franceze (“Biseda për Dalamberin dhe Didro”, “Mendimet për interpretimin e natyrës”, “Ëndrra e Dalamberit” , “Zhak fatalisti”).
1796 – Nën presionin e Francës, Spanja i shpalli luftë Britanisë së Madhe, e cila përfundoi me humbjen katastrofike të flotës franko-spanjolle në 1805 në Betejën e Trafalgarit. (b.an)