Ministri i Fiancave Arben Ahmetaj ka leshuar nje Urdher per “Lehtësimin e Kërkesave Dokumentare të Shërbimeve të Ofruara ndaj Biznesit dhe Qytetarëve nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Institucionet në Varësi të saj”. Ne kete urdher eshte detajuar lista e dokumenteve qe institucionet ne varesi te Ministrise se Finanacve dhe Ekonomise, nuk do t’i kerkojne me nga qytetaret dhe sipermarrja, por do t’i sigurojne permes platformes elektronike e-Albania ose nepermjet komunikimit dhe nderveprimit nderinsitucional.
Pjese e rendesishme e ketyre dokumenteve jane nje numer vertetimesh te leshuara nga Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve, te cilat vetem ne vitin 2016 jane leshuar mbi 275,702 here. Permes gjenerimit te ketyre vertetimeve nga platforma e-Albania, Ministria e Financave shprehet se “iu kursjeme qytetarve dhe bizneseve mbi 91,912 ore me nje vit, ose gati 11,400 dite pune”.
Po keshtu, jane mbi 152,237 ekstrakte te leshuara nga QKB ne nje vit, per te cilat jane shpenzuar rreth 71 mije ore pune, qe sot eleminohen permes ofrimit online.
Ministria e Financave dhe Ekonomise po vijon me procesin e deregulimit ne te gjithe gamen e sherbimeve qe ofrohet ne institucionet e varesise, duke synuar reduktimin drastik te dokumenteve te kerkuara nga qytetaret dhe sipermarrja dhe kalimin ne nje nivel te ri te modernizimit dhe dixhitalizimit te tyre.
ma.me
Une si biznesmen te falenderoj jashtezakonisht shume zoti minister. Eshte nje barre me pak per ne, pasi sorollatja neper zyra per keto dokumente ishte e veshtire. Eshte nje avantazh per bizneset dhe qe na motivon te vazhdojme perpara.
Koha dhe dita e punes eshte nje nga gjerat me te vlefshme qe po humbin nga sorollatjetet dere me dere per te marre nje vertetim. Gezohem qe po ndermerren vendime per ta lehtesuar kete barre.