Nëse ish-kryeministri i Britanisë Sir Edward Heath do të ishte gjallë, policia do ta kishte marrë në pyetje mbi akuzat se ai ka abuzuar mbi disa fëmijë.
Policia e Wiltshire foli për 7 akuza të cilat janë përfshirë në një hetim të gjatë.
Operacioni i koduar me emrin ‘Conifer’, kushtoi 1.5 milionë paund dhe përfshinte akuzën për përdhunim të një djali 11-vjeçar, sjellje të pahijshme me një djalë 10-vjeçar dhe një 15-vjeçar me të cilin Heath ka pasur tre takime të cilat i ka paguar. Ngjarjet thuhet se kanë ndodhur që nga viti 1961 deri në vitin 1992 në Londër, Kent, Sussex, ishujt Channel dhe Wiltshire.
Ky përfundim shënon fundin e operacionit ‘Conifer’ që filloi në vitin 2015 pasi Sir Edward Heath u përmend si i dyshuar në një investigim në abuzim seksual ndaj fëmijëve.
Heath ka qenë një nga figurat më të larta politike në Westminster që është lidhur me akuza për abuzime seksuale me fëmijë.
a.c