Kazuo Ishiguro është fituesi i Çmimit Nobel për Letërsinë për vitin 2017.
Një vit pasi Akademia suedeze ”shokoi” të gjithë botën me zgjedhjen e saj, duke ia dhënë çmimin “Nobel” për Letërsinë kantautorit Bob Dylan, juria zgjodhi sot fitues novelistin britanik Ishiguro.
Shkrimtari japonez i natyralizuar britanik është i njohur për shumë vepra, mes të cilave spikat ajo “Çfarë mbetet në fund të ditës”.
Kjo vepër letrare i dha atij çmimin “Booker Prize” dhe në bazë të saj u prodhua filmi me të njëjtin titull me aktorë Anthony Hopkins dhe Emma Thompson.
Asambleja është e përbërë nga 18 anëtarë që janë përcaktuar në fshehtësi, qe zgjidhen fituesin e përzgjedhur nga 350 propozime të bëra nga ekspertët e letërsisë nga e gjithë bota.
Ismail Kadare është prej vitesh kandidat për Çmimin Nobel, por edhe për vitin 2017 ai është një nga emrat më të lakuar për të qenë fitues, nuk ia ka dalë.
a.ç