Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka qenë në qendër të sulmeve nga LSI. Por, zëvendëskryetari i LSI, Luan Rama, ka dalë papritur në krah të tij. Saimir Tahiri ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me videon, ku një i ri shfaqej duke masakruar me sëpatë një qen.
Këtë të mërkurë u bë shkas një video e rëndë e shpërndarë në rrjetet sociale ku një 14-vjeçar në Kuçovë të masakrojë me sëpatë derisa e ngordh një qen. Tahiri ka risjellë në vëmendje propozimin e tij duke i kërkuar shoqërisë civile dhe të gjithë aktorëve që të detyrojnë parlamentin ta miratojë këtë ligj. Në një koment që Luan Rama i ka bërë statusit të Tahirit në Facebook, nënkryetari i LSI-së shkruan:
“Akt makabër, i shëmtuar deri në neveri, parathënie e një krimineli që po vjen! Duke u solidarizuar me shqetësimin tënd qytetar, më ke në krah për projektligjin për mbrojtjen e kafshëve!”, shkruan Luan Rama.
(Komenti i Luan Ramës në postimin e Saimir Tahirit)
Ja çfarë shkruante një ditë më parë ish-ministri Tahiri:
“Nje rrace e re dhunuesish po rritet. Sot me nje qen, neser me nje shok a familjar, e keshtu pa mbarim. Thuajse 1 vit me pare propozova nje p/ligj per mbrojtjen e kafsheve nga dhuna, por PARLAMENTI NUK DEGJON.
Me mbetet ta risjell perseri ne vemendje, me shpresen se te gjithe ata qe nga kjo e sotmja jane neveritur e frikesohen nga e ardhmja, te gjejne kohe te behen bashke e te detyrojne parlamentin te marre ne shqyrtim e te miratoje nje ligj per te ndalur perfundimisht masakren ndaj kafsheve”
a.ç