Seanca e sotme e Kuvendit nis me debate kur diskutohej për ngritjen e komisionit të Reformës Zgjedhore. Opozita kërkonte fjalën për të diskutuar në lidhje me të, ndërsa kryetari i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në foltoren e Kuvendit tha se një gjë të tillë nuk e parashikon rregullorja.
“Kërkojmë debat nuk mund të kalojë vendimi për objektin. Opozita nuk ka objektiv tjetër vetëm reformën zgjedhore. Si ta kalojmë pa debat këtë vendim”, deklaroi Spaho.
“Sa herë janë ngritur komisione për reformën zgjedhore këtu në këtë sallë s’ka pasur diskutim. Ti qëndrojmë vendimit të marrë në Konferencën e Kryetarëve atje ku morëm vendim vetëm për objekt. Unë nuk jam dakord që komisioni të jetë me 18 anëtarë. Nuk ka bërë vaki kurrë që PD të degjenerojë me 3 anëtarë nga 18. Ne s’mund të bëhemi instrument i PD, lexoni rregulloren, keni hapsira për të bërë debat”,- tha Balla.
“Debatet që kërkon Spaho në esencë nuk janë për Kuvendin por për Komisionin. Nuk arrij të kuptoj kush është esenca. Nëse do të kërkojë sa e ashpër është opozitë. Hajde të marrim vërejtjet e OSBE dhe e zgjidhim në komision, po kërkoni të bëjmë debat për një çështje që kemi rënë dakord.”, deklaroi Majko
a.ç