Tension në parlament. Opozita ka kërkuar zhvillimin e debatit sot për Komisionin e Reformës Zgjedhore ndërkohë PS e LSI kërkuan zhvillimin e debatit seancën e radhës, pasi nuk ishte rënë dakord siaps tyre më herët për debat. Por, reagoi kreu i PD Lulzim Basha. Ai e cilësoi këtë si “mbyllje goje” e opozitës. Pas fjalimit, Basha nuk pranoi të lëshojë foltoren, dhe kreu i Kuvendit vendosoi ndërprerjen e seancës.
Gjatë pushimit Basha nuk u largua për asnjë çast nga foltorja, deri në rinisjen e seancës. Kreu i Kuvendit Ruçi i kërkoi Bashës largimin nga foltorja ose në të kundërt do e përjashtonte nga parlamenti, vendimi i cili u vu në zbatim. Ruçi ndërpreu sërish seancën në pritje të largimit të Bashës.
“Zoti Basha nuk do doja kurrë që masa e parë në Parlament t’i jepej liderit të opozitës. Ju bëj apel që të uleni! Jap masën e përjashtimit nga seanca plenare të deputetit Lulzim Basha. Zoti Basha dilni nga salla e parlamentit. 5 minuta pushim derisa të ndërgjegjësohet”, tha Ruçi.
“Ky ‘biçim’ parlament po degradon nga dita në ditë, sot kemi cështjen më të rëndësishme, zgjedhjet. Opozita ka depozituar emrat për debat me emrat. Ju vini të papërgatitur për një arsye të thjeshtë se nuk e doni debatin, dhe ti ngre kartonat për t’i mbyllur gojën me klartona për nuk do ndodhë. Mblidh Konferencën e Kryetarëve. Ky parlament nuk është pronë e jotja, është e qytetarëve, jo e kartonave. Ndaj ndërpri senacën, mblidh konferencën. Është njooftuar tash 4 ditë debati për zgjedhjet. Ju keni lepurin në bark se nga njëra anë ju ka kapur Elbasani, nga ana tjetër rruga e Elbasanit. Vini si mazhorancë fiktive, në aleancë me krimin. Mblidh Konferencën ose bëhu përgjegjës për blloikimin total të punimeve të Parlamentit. Ne kemi propozuar orën 4, nëse doni më shumë kohë merrni orën 6. Është në rendin e ditës s’mund ta heqësh se ke arhdur i papërgatitur”, deklaroi Basha.
Më herët me shumicë votash Kuvendi vendosi shtyrjen e debatit për seancën e ardhshme./a.m.