Kryeministri Ramush Haradinaj është akuzuar nga tri organizata të shoqërisë civile, për ndërhyrje në kompetenca të Kuvendit të Kosovës me vendimin për shkarkimin e tre anëtarëve të Bordit të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT), shkruan Koha Ditore.
Shkarkimi i kryesueses së Bordit të drejtorëve në KOSTT, Drita Konxheli, dhe anëtarëve të këtij Bordi Musa Misini dhe Anita Cucovic, sipas organizatave të shoqërisë civile INDEP, GAP dhe GPJS është në kundërshtim me pakon e tretë të legjislacionit në fushën e energjisë, e cila është miratuar vitin e kaluar.
Kjo pasi sipas këtij legjislacioni, aksionar i KOSTT-it është Kuvendi i Kosovës, i cili emëron dhe shkarkon anëtarët e Bordit të këtij institucioni. (b.an)