Kështu ka ndodhur së fundmi me një dasmë shqiptare, ku të ftuar kanë qenë dy këngëtare të njohura të muzikës shqiptarë, njëra labe Aurela Gaçe e tjetra nga Tropoja, Fatmira Breçani.
Por surprizat në këtë dasmë nuk ndalen këtu. Mësohet se të pranishëm kanë qenë dhe djali i ish kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha si dhe kreu i gjykatës së Vlorës, Skënder Haluca.
Sikundër shikohet dhe nga materiali video, Haluca është ngritur duke u hedhur para dy këngëtareve të njohura, madje ua ka “përplasur” në ballë. Ai i ka “mbuluar” me para dy këngëtaret e ulur këmbëkryq. I pranishëm ishte edhe ish drejtori i Policisë së Tiranës, Shkëlzen Breçani.