Një burrë ka hipur në një nga shtyllat e ndriçimit të stadiumit “Niko Dovana” në Durrës dhe kërcënon se do të hidhet.
Dëshmitarë në vendngjarje tregojnë për DurrësLajm se personi që kërcënon se do të hidhet ka disa minuta që ndodhet në majë të shtyllës.
Në vendngjarje kanë mbërritur edhe efektivë të rendit si dhe një ambulancë.
Nuk dihet ende identiteti i personit që kërcënon të hidhet dhe arsyeja që e ka shtyrë të ngjitet në shtyllë. /b.d