Arrestohet nga Forcat Operacionale në Policinë e Shtetit ne Cërrik Enea Bekteshi. Ai është vendosur në pranga për incidentin e regjistruar pak ditë më parë në Elbasan, ku u godit makina e zv/ drejtorit të Elbasanit. Bekteshit iu gjend edhe nje sasi narkotikesh. Emri i tij eshte edhe ne listen e kerkesave te prokurorise se krimeve te renda per tu pergjuar. Dyshohet se Bekteshi ndodhej brenda Audit te blinduar naten e incidentit, madje shoferi qe goditi mjetin e policise.
Më datë 10 gusht 2017, prokuroria e Elbasanit i ka kërkuar policisë se Shtetit përgjimin fotografik, filmik dhe me audio të Sokol Astrit Sanxhaktarit, Kelmend Ymer Xhaferri dhe Enea Njazi Bekteshi, i cili u arrestua sot.
Vetëm 13 ditë më pas urdhërit të prokurorisë policia u përgjigj se ‘’nga ana e sektorit të forcës së posaçme, nisur nga dinamika e madhe me shërbime në funksion të procedimeve penale në ndjekje dhe numrit të limituar të ndihmës specialistëve si pasojë e ndjekjes së grafikut të pushimeve vjetore, është e pamundur kryerja e veprimeve të vëzhgimit të fshehtë të personave dhe mjediseve në këtë periudhë kohore’’.
Për sulmin ndaj policisë në Elbasan është në kërkim edhe Suel Çela, djali i biznesmenit Petrit Çela. Sulmi ndaj policisë në Elbasan ndodhi në datë 18 shtator, ndërkohë që Rama paralajmëroi sot arrestime për ngjarjen. Po gjatë ditës së sotme, pas deklaratave të ambasadorit Donald Lu, Rama zhvilloi një takim me ministrin Xhafaj dhe kryetarin e Kuvendit, Ruçi.
vijon
ma.me