Trupi i pajetë i një personi është gjetur këtë të mërkurë në plazhin e Zvërnecit, në Vlorë.
Autoritetet lokale njoftojnë se, me të marrë informacionin policia dhe ambulanca janë nisur drejt vendngjarjes dhe e kanë gjetur kufomën në hyrje të plazhit. Nga hetimet paraprake i ndjeri është identifikuar me inicialet A.J, 50 vjeç dhe dyshohet të jetë vetëhelmuar.
Megjithatë, një grup hetimor po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanve të ngjarjes.
ma.me