Koreja e Veriut duket se veç tensioneve me SHBA, tashmë problematike paraqitet edhe situata me Japoninë. Pas përpjekje të Tokios për të bindur komunitetin ndërkombëtar të refuzojë dialogun dhe të ushtrojë në këmbim më shumë trysni mbi Penianin, Koreja e Veriut në përgjigje, e ka kërcënuar Japoninë me shkatërrim nuklear.
Kim Jong Un e akuzoi kreun ekzekutiv japonez Shinzo Abe se po përdor për qëllime politike teorinë e krizës në gadishullin korean e në mënyrë të veçantë se po lehtëson militarizimin e Japonisë.
Një ditë më parë, Shtëpia e Bardhë i refuzoi sërish bisedimet me Penianin për çështjen e programit të tij bërthamor, duke sqaruar se ulja në tryezë me zyrtarët e atjeshëm do të ndodhë vetëm për të folur mbi fatin e amerikanëve të ndodhur në këtë vend.
a.ç