Policia e Shkodrës ka arritur të vërë në pranga 4 persona, pjesë e një grupi të strukturuar dhe të “specializuar” në vjedhjen e banesave.
Policia ka arritur të nxjerrë të dhënat që do ta çojnë grupin e hajdutëve për shumë kohë pas hekurave, pasi ata kanë pranuar se kanë kryer mëse 12 grabitje banesash në Shkodër. Të gjitha goditjet e tyre janë dokumentuar nga policia.
Arrestimi i grupit prej 4 personash është bërë gjatë mbrëmjes së djeshme në afërsi të spitalit rajonal të qytetit./a.m.