Sulmuesi francez, Karim Benzema ka tejkaluar problemet muskulore dhe është gati për ndeshjen e ardhshme të Real Madridit. Karim Benzema ka munguar në tre ndeshjet e fundit të Real Madridit në La Liga, shakku i një lëndimi muskulor.
Francezi ka punuar shumë në javët e fundit dhe tashmë e ka kaluar këtë problem, shkruan e përditshmja spanjolle, Marca.Benzema tashmë do të stërvitet me skuadrën e parë të Realit dhe do të jetë gati për ndeshjen e ardhshme ndaj Getafes.
Pushimi i Kombëtareve do t’i ndihmojë francezit që të kthehet në formë dhe të kap ritmin me pjesën tjetër të skuadrës, përgatiti ”Express”. (b.an)