Basel ka njoftuar se ka nënshkruar me sulmuesin kosovar, Albian Ajeti. Skuadra e madhe zvicerane, Basel ka njoftuar se ka nënshkruar me sulmuesin e St. Gallen, Albian Ajeti.
20 vjeçari që kishte luajtur për të rinjtë e Baselit, ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare.
“FC Basel është i lumtur të ju njoftoj se ka arritur marrëveshje me Albian Ajetin, i cili më herët kishte luajtur për juniorët e skuadrës.
Ajeti është transferuar nga St. GAllen dhe ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare”, thuhet në njoftimin zyrtar të Baselit.Ajeti më herët në huazim kishte luajtur edhe në Bundesliga te skuadra e Augsburgut, përgatiti ”Express”. (b.an)