Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së dielës në Vranisht, ku u plagos një 40 vjeçar.
Nga këqyrja e vendit të ngjarjes si edhe nga hetimet e kryera ka rezultuar se Roland Shkurti, nën efektin e pijeve alkoolike, në gjendje të dehur është vetplagosur me armë zjarri tip kallashnikov.
Si pasojë ka marrë dëmtime në pjesë të trupit dhe aktualisht është duke marrë mjekimin e nevojshëm në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën.
Në përfundim të hetimit dhe dokumentimit të ngjarjes policia ka bërë arrestimin në flagrancë të këtij shtetasi për veprën penale ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake”
a.ç