Kurti nuk e njeh Thaçin si President ndërsa Hashim Thaçi në disa raste e ka akuzuar Albin Kurtin se nuk është përfshirë në luftën për liri të UÇK-së, e po ashtu edhe për konferencën nga burgjet serbe të Kurtit të cilën Thaçi e ka cilësuar si të dyshimtë.
Albin Kurti dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, janë kundërshtarë shumë të ashpër politik.Kurti, madje nuk e njeh Thaçin për president, por këtij të fundit nuk i ka penguar kjo, që atë ta dekorojë me medaljen më të lartë shtetërore “Urdhri i Lirisë”.
Këtë vendim, presidenti Thaçi e ka marrë për të nderuar liderët e lëvizjes studentore të vitit 1997 dhe në nderim të protestës së 1 tetorit të këtij viti, shkruan gazetametro.net.
Thaçi nuk ishte për t’ua dhënë dekoratën organizatorëve, por as të gjithë organizatorët nuk morën pjesë në ceremoni, e as deputeti Kurti.
Çmimin “Urdhri i Lirisë” në emër të presidentit Thaçi e ka ndarë këshilltari i tij Ismail Syla, i cili tha se ndihet i nderuar ta jap këtë çmim në 20 vjetorin e protestës së 1 Tetorit të vitit 1997 dhe Lëvizjes Studentore.
Ai ka theksuar se vitin tjetër bëhet gjysmë shekulli të historisë moderne të Kosovës, ndërsa ka përmendur demonstratat e vitit 1968, demonstratat e vitit 1981, protesta e 1 tetorit 1997 dhe Lufta e ndritshme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si ngjarjet më të lavdishme që karakterizojnë historinë shqiptare të kësaj periudhe.
E rektori i UP’së, Marjan Demaj, tha se protestat e 1 tetorit të vitit 1997 thyen frikën, përderisa çmoi kontributin e studentëve të UP-së, profesorëve dhe rektorit historik Ejup Statovci, që kanë dhënë në rrugën e lirisë.
Ai tha se 1 tetori i 97’ës shënoi kthesën pikante në historinë shqiptare, duke shndërruar Kosovën në temë të rëndësishme për mediat ndërkombëtare dhe duke bërë që vizionet për liri dhe pavarësi t’i lënë hapësirë vizioneve të reja, përgatiti Express. (b.an)