Gjykata Themelore në Prishtinë në seancën e sotme gjyqësore e ka liruar deptuetin e LVV’së, Frashër Krasnqin. Krasniqit i caktohet masa e ndalimit të ofrimit fizik, Milaim Zekës në Kuvend, si dhe jashtë kuvendit, Krasnqi detyrohet të qëndrojë 100 metra larg deputetit Zeka.
“Gjykata Themelore në seancën gjyqësore nuk e ka pranuar kërkesën e prokurorit për caktimin e masës së paraburgimit për deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje. Frashëri është liruar nga masa e arrestit të caktuar dy ditë më parë. Prokurori i çështjes ka nxjerrë hetim për zhvillimin hetimeve për Frashër Krasniqin për lëndim të lehtë trupor. Por prokurori po ashtu ka nxjerrë vendim ëpr zhvillimin e hetimeve edhe për Milaim Zekësn për veprën penale të kanosjes ndaj deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje”, ka thënë Gashi.
Megjithatë, të dy deputetët vazhdojnë të jenë nën hetim për incidentin e ndodhur të premten gjatë një emisioni televiziv. Krasniqi e Zeka u përleshën të premten në studion e Klan Kosovës gjatë një debati televiziv të përcjellë me polemika e fyerje të ndërsjella./ma.me