Një nënë siriane dhe vajza e saj kanë sjellë në jetë në të njëjtën kohë fëmijët e tyre në një spital në Turqi. Fatma Birinci, 42 vjeçe dhe vajza e saj Gade Birinci, 21 vjeçe lindën të dyja djalë në spitalin turk në qytetin e Konya me anë të prerjes çezariane.
Gjinekologu Naim Unsual e quajti lindjen një ‘mrekulli’ dhe tha se lindjet e mëparshme të 42-vjeçares ishin bërë me anë të prerjes çezariane.
Nënë e bijë u larguan nga vendi i tyre 3 vite më parë për shkak të luftës. Ata zbuluan se ishin shtatzënë në të njëjtën javë. Të porsalindurit quhen Rexhep dhe Tayip, dy emrat e parë të presidentit aktual turk Rexhep Tayip Erdogan.