Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka, me anë të një statusi në “Facebook”, ka zbuluar të shkuarën e gruas që nga Mirdita Rigerta Luku që përloti dje Kuvendi.
Ai shkruan se Luku në 2013 ka qenë kandidate për deputete në listën e Bamir Topit, për qarkun e Lezhës. “Ne 2013 Rigerta Loku rezulton ne listen e Bamir Topit per deputete ne Lezhe, ne koalicion me Edvin Ramen’, shkruan Paloka, megjithese Topi kandidoi i vetem ne zgjedhje.
Statusi i plote
Miqte e mi, shoh qe vazhdon debati per gruan qe foli ne te ashtuquajturin parlamenti rural. Une bera vetem disa pyetje per menyren se si u gjend zonja ne nje aktivitet te organizuar nga Ruci e pikerisht ne momentin kur Rames do i duhet te justifikoj miliona euro qe do te hidhen per projektin e ri te vjedhjes qe rama e quan rilindje rurale. Me nje kerkim te percipte ne internet , zbulon se zonja nuk merret vetem me dhi dhe nuk qenka aq e panjohur nga politika… Ne 2013 Rigerta Loku rezulton ne listen e Bamir Topit per deputete ne Lezhe, ne koalicion me Edvin Eamen. Te tjerat gjykojini vete. Ka dhe nje emision ne nje televizion publik ku i nxjerrin njerzit te qajne artificialisht…