Elbasan, përvetësoi fondet, hetohet kryetarja e PAK-ut
Policia e Elbasanit ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasen me inicialet I.H., 62 vjeç, kryetare e Shoqatës së Personave më Aftësi të Kufizuara, raporton TCH.
Policia thotë se kjo shtetase, duk shfrytëzuar pozicionin që mbante si kryetare e shoqatës për rrethin e Elbasanit, ka përvetësuar në mënyrë të paligjshme fondet e dhëna për këtë kategori personash në nevojë.
62-vjeçarja akuzohet për shpërdorim detyre dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme hetimore.