Referendumi organizohet nga autoritetet vetëqeverisëse lokale, të cilin autoritetet e Madridit e kanë shpallur të pa ligjshëm dhe kanë njoftuar se nuk do të lejojnë mbajtjen e tij.
Mbajtja e referendumit ka ngritur tensione mes qytetarëve pro pavarësisë dhe atyre që nuk duanë shkëputje nga Spanja dhe po ashtu Katalonia është mbushur me numër të madh të policëve, të cilët kanë bllokuar numrin më të madh të qendrave të votimit.
Dhjetëra mijëra vetë pritet të votojnë në referendumin e 1 tetorit, i shpallur i paligjshëm nga gjykata kushtetuese e Spanjës.
Me mijëra janë edhe policët e dërguar në rajon për të penguar zhvillimin e tij. Ata janë urdhëruar të spastrojnë shkollat e pushtuara nga aktivistë, prindër e fëmijë, që po qendrojnë në godina që prej të premtes. Efektivë të policisë rajonale katalanase janë udhëzuar të asistojnë, por u është thënë gjithashtu të mos përdorin forcën.
a.ç