Dy shqiptarë të arrestuar në Angli mund të përballen me dëbimin nga ky shtet për shkak se kanë qenë duke punuar në një “shtëpi” të madhe kanabisi me qëllim rritjen dhe trafikimin e tij.
Të arrestuarit janë Qemal Mustaf Kutona, 35 vjeç dhe Eluar Ismalaj, 25 vjeç, të cilët u deklaruan fajtorë për përfshirjen në prodhimin e drogës të klasës B, shkruan Panorama.
Kutona dhe Ismalaj janë dërguar në burg për 12 muaj dhe gjykatësi David Farrell paralajmëroi se dënimi mund të rezultojë edhe me dëbimin e tyre, duke u hequr edhe të drejtën për të shkelur më në Mbretërinë e Bashkuar.
Mbi 130 bimë me vlerë 115.000 paund u konfiskuan nga një shtëpi që siç emërtohen në Angli “shtëpi droge”, pasi janë të improvizuara për rritjen e hashashit.
Mediat e huaja bëjnë me dije se inspektimi i kësaj shtëpie është kryer me 4 prill të këtij viti derisa policia britanike edhe ra në gjurmët e dy shqiptarëve.
Kutona dhe Ismalaj ishin ilegalë në Angli dhe kur janë kapur kishin deklaruar se dokumetat u kishin humbur gjatë rrugës për në Mbretërinë e Bashkuar, megjithëse Qemal Mustaf Kutona kishte 9 vite në Angli, ndërsa Eluari Ismalaj më pak. /b.d