Nga Mero Baze
Një vajzë e rikthyer nga Italia me një projeket biznesi modest në blegtori, ka tronditur opinionin publik, përmes fjalës së saj para deputetëve të Kuvendit, lidhur me gjëndjen e fshatit shqiptar. Ishte një tregim i vërtet që më së shumti ka çuditur ata që nuk shkojnë kurrë në fshat. Ata që shkojnë në fshat, dhe që jetojnë aty, nuk çuditen.
Unë jam nga ata që shkoj në fshat dhe ndaj shumë fundjava të vitit aty. Por jo si hallexhi. Nëse do ti bësh një vizaatm emocional fshatit janë pikërisht ato që tha ajo vajza. Fshatrat shqiptarë në shumicë nuk kanë rrugë , nuk kanë ujë, nuk kanë rrjetë energjie elektrike normal dhe mbi të gjitha nuk kanë më njerëz.
Retorika e rikthimit të vemendjes nga fshati përmban disa mite, që duhet ti rrëzojmë dhe të merremi seriozisht me faktin se sa mundësi ka fshati shqiptarë për të mbajtur njerëz që të jetojnë normalisht dhe ku duhet ta orientojmë zhvillimin e fshatit.
Fshati nga unë kam origjinën ka pasur 170 shtëpi në vitet 30, 70 shtëpi në diktaturë dhe 30 në demokraci. Shkolla ka pasur 150 nxënës në Monarki, 40 në diktaturë dhe 4 në demokraci. Kur ka pasur më shumë banorë, pr agjatë Monarkisë, nuk ka pasur drita elektrike dhe rrugë, por shtëpi trekatëshe, rrugë me kalldrëm, porta madhështore dhe nejrëz të veshur më mirë se sot. Tani ka dhe rrugë dhe drita elektrike, dhe ujë, por ka më pak banorë dhe 4-5 nxënës, thuajse tek pragu analfabetizmit. Pra problemi nuk është aq patetikë sa të përlotemi në Kuvend, por është ekonomik, social dhe mbi të gjitha strategjik.
Shpopullimi i fshatit nuk është një dramë, por është një nevojë nga pafuqia për të mbijetuar në kushtet e reja të zhvillimit të shoqërisë. Fshati në vitet tridhjet nuk ka qenë i varfër pasi shtëpitë e viteve tridhjet janë më të mira se ato që bëjmë sot. Por fshati ka qenë vital, pasi orientmi i thellë i tij drejet blegtorisë, dhe bujqësisë, mbijetesa me këto biznese, nuk mbante në fshat thjeshtë banorë, por njerëz të aftë për atë punë.
Sot problemi i fshatit nuk është që ka pak njerëz. Ndoshta edhe më pak duhet të ketë, me atë shanse që ka për të jetuar. Problemi i fshatit është që aty janë njerëzit më të paaftë të mundshëm. Gjithkush tjetër që është ndjerë pak më i aftë dhe i zoti ka ikur ose në emigracion ose në Tiranë.
Ndaj rikthimi i asaj vajzës në fshat pas një shkollimi në Itali, është mbreslënës, por nuk është zgjidhja. Ajo vlen për të të impresinuar si rast i rrallë mbijetese dhe vullneti personal, por jo si zgjidhje.
Zgjidhja është kur fshati të shikohet si treg pune dhe biznesi real, dhe jo si mbijetesë. Të gjithë ata që punojnë e jetojnë në fshat thjeshtë mbijetojnë, por nuk fitojnë. Nuk fitojnë as ata që kanë shumë bagëti, as ata që mbjellin domate, as ata që nuk bëjnë thuajse asgjë. Njësoj dalin në fund të vitit.
Fshati shqiparë duhet të ristrukturohet qartë drjet prioriteteve fitimprurëse të tij, bujqësor, blegroral ose turistik. Vetëm kjo, mund të rikthejnë fshat projekte serioze me njerëz të aftë, të cilët duhet ta shikojnë fshatin si treg.
Parakushti i parë i kësaj është infrastuktura dhe këtu ajo vajza ka të drejtë. Fshatrat shqiptarë duhet të lidhen me rrugë, ujë e drita për të qenë njerëz normal. Por kjo nuk i shpëton.
Pas kësaj qeveria duhet të orientoj politika të tilla biznesi për ti bërë fitimprurëse bizneset në fshat. Në Maliq, në Myzeqe, në Vurg, në Cakran, apo Myzeqenë e Vlorës, duhet të investoj fortë në bujqësi intesive, në një skemë moderne të administrimit të sistemit të ujitijes dhe bonifikimit dhe në mbështetjen financiare për bujqësinë.
Në Kurvelesh, Zagori, Dangëlli, Skrapar, Kolonjë, Martanesh, Librazh e krahina të tjera malore duhet të investohet për blegtorinë, duke forcuar investimet në veterinerë, zooteknikë dhe duke i kthyer ato në biznese fitmprurëse. Në zona veçanta me bukuri natyrore, duhet të investohet në turizmin malor duke ndalur çdo investim industral që shkatërron të ardhmen e tyre Nivicën e Kurveleshit nuk e zhvillon hidrocentrali që duan të ndërtojnë ato, por e vdes, se ja heq të vetmin shans që ka për zhvillim. Zgorien po ashtu mund ta vras tentimi për t ëndërtuar hidrocentrale. Valbonën është duke e vdekur. I vetmi lumë i egër i Evropës, i njohur zyrtarisht si i tillë Vjosa, është përballë vdekjes zyrtare të tij nga licensat e hidrocentraleve. Qeveritarët shqiptarë të thonë disa shifra me leverdi ekonomike kur u flet për këtë masakër, por askush nuk më thotë dot mua, sa vlen Vjosa e egër dhe pa hidrocentrale, për të ardhmen e asaj lugine, nga më turistiket në Ballkan. Askush nuk ka një çmim për këtë dhe ska për të pasur kurrë. Ndaj kurrë s’duhet të lejohet.
Nuk mund të bëhet pak turizëm, pak industri, por ose turizëm ose industri.
E rëndësishme është të rrëzohet miti që fshati është diçka romantike, ku ka domate bio, mish me shije të mirë, dhe ca njerëz që mezi presin të shkosh.
Nuk është e vërtet. Fshati shqiptarë nuk egziston më. Ato që ju quani fshatra, janë ca njerëz të mbetur pa përkahje maleve, që mbijetojnë në gjenjde thuajse natyrale, që janë të pakualifikuar dhe të paaftë, dhe që nëse u çon ujë, drita dhe rrugë pa çuar aty zhvillimn dhe rregullat urbane i bën dhe më keq.
Edhe vet legjislacioni shqiptar është ende diskriminues për fshatin. Fjala vjen një shtëpi në fshat me 1000 metra oborr mund të hipokehet vetëm me 300 metra oborr, se kështu është një vendim i vitit 1974, kur fshati ka qenë kooperativë. Asksuh nuk është kujtuar as ta heq këtë rregull idjot, dhe fut në sherre pa fund gjithë fshatarët me njëri tjetrin. Pronat janë lëmsh nga mbivendosja e 7501 me trashëgiminë dhe kërditë e gjykatave. Hipotekat kanë bërë veprime kriminale, duke vetregjistruar fshatra të tërë gabim, duke përzier njollat e shtëpive në hartë, dhe të nxjerrësh hipotekën e një shtëpie në fshat, është më zi se të regjistrosh një pallat pa leje në Tiranë. Shteti shqiptar ka ende një frymë rraciste ndaj fshatit, dhe një mosvemendje deri në bezdi, siç e ka pasur komunizmi.
Por mbi të gjitha shteti shqiptar e ka përjashtuar fshatin shqiptar nga të qënurit pjesë e shtetit shqiptar.Fshati shqiptar thuajse nuk ka asnjë ldihje me shtetin. Ai thuajse ska taksa për asgjë, ska shërbime, ska punë, ska raport tregëtar me shtetin. Ai është në gjendje natyrale, parashtetërore dhe investimet sporadike janë ose emocionale dhe nostalgjike, ose lobime, por jo politika të qarta.
Ajo që ne duhet të bëjmë, është të lidhim fshatin shqiptar me shtetin shqiptar dhe ta kthejmë fshatin shqiptar në një treg me leverdi për bujqësinë, belgtorinë dhe turizmin. Vetëm kështu ne do të kthejmë njerëzit e aftë në fshat, biznesmenët e rëndësishëm dhe do ta kthejmë atë në një pjesë të pasurisë sonë kombëtare. Toka e parcelizuar e fshatit shqiptar, është e papërdorëshme, e pamenaxhueshme, e pataksuar dhe kësisoj e zhvlerësuar. Politika duhet të imponoj bashkimin e saj, në koperativa biznesi, jo vetëm përmes taksimit, por mbi të gjitha përmes levederdisë për ta bashkuar.
Unë i respektoj shumë lotët e asaj vajzës në Kuvend dhe sidomos vendimin e saj për të mbijetuar në fshat, por ne do ta shpëtojmë fshatin dhe atë vajzën, kur fëmijët tanë, ata që shkollohen jahstë dh epjesa e aftë e shqoërisë, të kenë në planet e tyre të biznesit edhe mundësinë e invesimit në fshat. Atëhere e kemi futur fshatin brenda shtetit shqiptar dhe e kemi bërë pjesë të tregut të tij. Tani janë thjeshtë ca njerëz të harruar dhe shtëpi të braktisura që çuditen shumë, që ne qajmë për ta. Ata duan të jenë si ne, në qytet, me ujë drita dhe punë. Aty rrinë se s’kanë ku të shkojnë. Ata nuk janë atje për të jetuar, por për të mbijetuar!