Gjatë periudhës, (6-mujori i parë 2017) leku u mbiçmua ndaj monedhës evropiane dhe ndaj dollarit amerikan, bëri të ditur Banka e Shqipërisë.
Në krahasim me fundin e muajit dhjetor 2016, në fund të periudhës, leku shfaqej i mbiçmuar me rreth 2.0% ndaj monedhës Euro dhe me rreth 10.2% ndaj monedhës amerikane.
Zhvillimet në kursin Lek/ Usd përgjithësisht kanë reflektuar ecurinë e kursit të dollarit amerikan në tregjet ndërkombëtare.
Në terma mesatarë gjashtëmujorë, në krahasim me një vit më parë, monedha vendase është mbiçmuar me 2.5% ndaj euros dhe me 0.6% ndaj dollarit amerikan./b.d