Autoritetet e Kongos kanë njoftuar se të paktën 10 persona kanë humbur jetën si pasojë e rrëzimit të një aeroplanit ushtarak, i cili u aksidentua menjëhërë sapo ishte larguar nga kryeqyteti Kinshasa.
Lajmin është konfirmuar nga Zëdhënësi i qeverisë, Lambert Mende.
Gjithashtu mediat lokale raportojnë se nga aksidenti nuk kishte të mbijetuar, ndërsa shkaqet e aksidentit mbeten ende mister, pasi nuk ka asnjë version paraprak.
Nga të dhënat paraprake mësohet se autoritetet po punojnë për të zbardhur rrethanat e këtij aksidenti tragjik.
Dyshimet kryesore janë përqendruar në një problem të mundshëm teknik, ndërsa drejtuesi i aeroplanit ushtarak ka humbur kontrollin në fluturim, pa mundur të manovrojë në kohën e duhur, raportojnë mediat vendase. /b.d