Shtetet e Bashkuara të Amerikës zotërojnë “kanale komunikimi” me Korenë e Veriut dhe “kërkojmë të njohin” vullnetin e regjimit të Kim Jong-Un për t’u përfshirë në diskutime në lidhje me programin e saj bërthamor, deklaroi sot në Pekin sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson.
“Ne drejtojmë pyetje. Ne kemi linjat tona të komunikimit me Phenianin, nuk jemi në errësirë të plotë, kemi dy apo tre kanale komunikimi të hapura me Phenianin”, u shpreh Tillerson për median.
“Ne mundemi të flasim me ta, ne flasim me ta”, u shpreh kreu i diplomacisë amerikane. “Ne po monitorojmë regjimin e Kim Jong-Un, pra tregohuni të kujdesshëm”, shtoi ai.
Këto deklarata vijnë ndërsa presidenti amerikan, Donald Trump dhe lideri koreano-verior, Kim Jong-Un janë përfshirë në një përshkallëzim të paprecedentë dhune verbale./b.d