I çan kokën me gur francezit: Më ngacmoi të dashurën
Ka qenë një sherr i zakonshëm për shkak të nje femre, ai që ka çuar në plagosjen e një turisti francez në Dhërmi. Tedi Neziri nga Shkodra i ka çarë kokën me gur 26 J.M, banues në Paris, pas një zënke banale. Francezi ndodhej në një kamp pushimi në Dhërmi bashkë me disa turistë të tjerë nga vendi i tij, kur është konsumuar sherri mes tij dhe shkodranit. Varianti më i besueshëm i ngjarjes thotë se J.M i ka bërë një kompliment të dashurës së Nezirit, çka ka sjellë nxehjen e gjakrave.
Neziri e ka sulmuar francezin me gur, duke e plagosur në kokë dhe duke u larguar në drejtim të paditur. Turisti ka marrë plagë të lehta.