Është një ndër personazhet me natyrë më të rezervuar, por gazetarja Rudina Xhunga ka zbuluar shumë detaje të panjohura nga jeta e saj, në studion e “Kush vjen për drekë”, të Arjola Shehut.
Pasi mësuam se kishte hequr dorë nga duhani sepse ia kishte kërkuar vajza, Alana, si dëshirë në ditëlindjen e saj të 4-t, Rudina na tregon se ka hequr dorë edhe nga mishi.
Prej më shumë se 4 muajsh, gazetarja Xhunga thotë se është kthyer në vegjetariane: “Unë nuk e pëlqej mishin, së fundmi jam shumë vegjetariane. Kam hequr dorë prej 3-4 muajsh nga mishi. Jam bërë vegjetariane dhe ndihem e tillë, por ha peshk”, sqaron Xhunga.
Rudina Xhunga është frekuentuese e rregullt e restorantit të vetëm vegan dhe vegjetarian në Shqipëri, Veggies Tirana, duke përqafuar kështu një mënyrë të re të të jetuarit, larg mishit dhe më pranë perimeve./b.d