Policia e Tiranës ka arrestuar një 25-vjeçar, i cili është kapur me armë zjarri.
Në pranga është vënë Bruno Kurti, pasi është kapur nga skuadra “Shqiponja” në rrugën “Bardhyl” duke qarkulluar me mjetin tip motor pa dokumentacionin përkatës.
Ndërsa, gjatë kontrollit fizik të ushtruar është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri “Browing”, me një krehër me fishekë.
Në cilësinë e provës materiale, policia ka sekuestruar një silenciator, një palë dylbi, 21 copë fishekë, 5 telefona, një qese farmacie me lëndë Cannabis Sativa, një thikë me palosje, një thikë me dorezë të zezë, shkop gome, 2 shkopinj të punuar në mënyrë artizanale, 6 targa automjetesh dhe disa mjete të tjera.
Lidhur me këtë ngjarje, policia pas hetimeve të bëra, ka referuar materialet hetimore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”, “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, ” Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”./a.m.