Në vijim të kontrolleve për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, evidentohen 2 raste të aktivitetit të kundraligjshëm të lojërave të fatit në Tiranë.
Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.6, pranë D.V.P.Tiranë proceduan penalisht shtetasin me inicialet E.D., 33 vjeç, banues në Tiranë.
Pasi në rrugën “Aleksandri i Madh”, në ambientet e brendshme të lokalit bar, në përdorim prej tij, gjatë kontrollit të ushtruar janë konstatuar 10 shtetas duke luajtur poker në një tavolinë të përshtatur për lojëra fati.
Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një tavolinë pokeri.
Gjithashtu u procedua penalisht edhe shetasi me inicialet S.R., 29 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Mikel Maruli”, në ambientet e lokalit për lloto sportive, në përdorim prej tij, gjatë kontrollit të ushtruar është konstatuar aktivitet i kundraligjshëm i lojërave të fatit.
Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale :
– 3 tavolina pokeri
– 80 fisha pokeri
– 5 pako letra bixhozi
– 1 DVR të kamerave të lokalit
– një shumë lekësh.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprën penale “Organizim i llotarive të palejuara”, parashikuar nga neni 197 i Kodit Penal.
a.ç