Celulari që u shit në 60 sekonda (FOTO)
One Plus 2 është një celular i ri i kompanisë kineze që tërhoqi vëmendjen e tregjeve të telefonisë vjet, me variantin e parë të këtij telefoni. One Plus 2 është një evolucion i versionit të parë, me një kamera më cilësore, me procesor më të shpejtë dhe me sistemin më të fundit Android.
Sapo ka dalë në dyqanet e Kinës dje, stoku prej 30 mijë telefonash i hedhur në treg, ka mbaruar brenda 64 sekondave. Ky është një rekord i ri në shitjen e telefonave celularë në shkallë botërore. Kompania ka premtuar të vijojë prodhimin në sasi të mëdha në javët në vazhdim.