Partia Socialiste mbledh Asamblenë në datën 7 tetor. Në këtë asamble do të prezantohen zëvendësministrat e rinj të kabinetit qeveritar ‘Rama 2’.
Në këtë takim do të prezantohet edhe platforma e koalicionit me njerëzit, detyrë që i është caktuar si koordinator ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit.
Ish-ministrit Tahiri iu caktua detyra e Koordinatorit Kombëtar për Bashkëqeverisjen në mbledhjen e grupit në PS-së që u mbajt më 14 shtator.
Ishte pikërisht kryeministri Edi Rama ai që e njohu Tahirin me detyrën e re, ndërsa shtoi se:
“Do fillojmë menjëherë punën në terren duke emëruar një koordinator kombëtar për bashkëqeverisjen që do jetë Saimir Tahiri, që do të thotë që platforma dixhitale e bashkëqeverisjes nuk do jetë website i radhës, por mekanizëm i gjallë njerëzish që do e përdorin për të realizuar implementimin e tre pikave kyçe, njerëzit duan pastrim të gjithë mekanizmit te shtetit nga grabitqarët, duan shërbim për cdo nevojë dhe mbi çdo te drejtë që jua jep kushtetuta, ndëshkim të atyre që behën pengesë. Këto tre gjëra mund ti realizojmë përmes bashkëqeverisjes, përfshirjes së tyre në qeveri realisht”.
a.ç
Të lumtë z.Rama, këto jane risi per qeverisjen në Shqipëri, pooooooor duhet mbajtur fjala, se më pas mund të ndodhë ajo që vetë z.Rama paralajmëroi, wipe out nga pushteti ne zgjedhjet e rradhës. Duhet goditur fort, fort, direkt e në zemër gangrena e administratës. Suksese