Policia e kryeqytetit ka arrestuar gjatë ditës së sotme një 38-vjecar, pasi ka kanosur me armë zjarri tip kallashnikov 2 peosona pas një konflikti.
Në pranga ka përfunduar A.Q, 38 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë. Ky shtetas në rrugën “Ali Banushi”, për motive të dobëta ka kanosur me armë zjarri tip “Kallashnikov”, shtetasit E.E., 24 vjeç dhe R.K., 26 vjeç (të dy banues në Tiranë).
Policia ka sekuestruar armën e zjarrit tip “Kallashnikov”. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Kanosje” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”
a.ç