Tre ligjvënës rajonalë të partisë Alternativa për Gjermaninë (AfD) kanë deklaruar largimin e tyre vetëm pak ditë pas zgjedhjeve legjislative dhe largimit të një prej bashkëthemelueseve të partisë.
Bernhard Wildt, bashkëdrejtues i AFD-së në landin lindor të Mecklenburg Vorpommern, si dhe deputetët Matthias Manthei dhe Christel Weissig njoftuan sot largimin, duke cituar si arsye tendencat ekstermiste të djathta brenda partisë.
Kjo lëvizje vjen pas largimit të bashkëdrejtueses së AfD-së, Frauke Petry dhe bashkëshortit të saj Marcus Pretzell vetëm pak orë pasi AfD-ja arriti 12,6 për qind në votimet e të dielës duke garantuar për herë të parë 90 vende në Bundestag.
Petry dhe basgkëshorti i saj janë pjesë e një fraksioni të moderuar brenda AfD-së që synonin të tërhiqnin shumicën e votuesve konservatorë dhe të nxirnin partinë nga opozita në qeveri deri në vitin 2021./b.d