Zyrtarët e mbrojtjes civile në verilindje të Meksikës thonë se një shi i lehtë është shoqëruar nga peshq të vegjël që ranë nga qielli.
Mbrojtja civile në shtetin meksikan Tamaulipas ka thënë se shiu që ra të martën në qytetin bregdetar Tampico ishte i përzier me peshq.
Fotografi të postuara në faqen e agjencisë në Facebook shfaqin katër peshq të vegjël në një qese plastike dhe një tjetër në trotuar, raporton AP.
Sipas U.S Library o Congress, ky është një fenomen për të cilin është raportuar që nga kohërat e lashta.
Shkencëtarët besojnë se tornadot mbi ujë mund të jenë përgjegjëse për thithjen e peshqve në ajër ku ata fryhen derisa të bien në tokë./a.m.