Si ndikojnë viagrat tek burrat?
Nuk ka dyshime se prodhimi i barnave si Viagra, Cialis dhe Levitra (inhibitorët e PDE-5) ka pasur një ndikim të madh në jetën seksuale të njerëzve në të gjithë botën. Numri i recetave të shitura në Angli ka arritur në 1.7 milionë në vitin 2014. Tani, të gjithë burrave me probleme impotence mund t’ju jepet një barnë e tillë dhe ata nuk kanë pse të shkojnë te mjeku i familjes.
Mirëpo, një specialist i shëndetit seksual në spitalin “Good Hope” (Shpresa e Mirë) në Birmingem, beson se në gjysmën e rasteve, këto barna nuk ndikojnë, sepse problemi i vërtetë i tyre është testosteroni i ulët. Geoffrey Hackett tha për “Daily Mail” se testosteroni është përgjegjës për energjinë e ulët te burrat, për libidon dhe funksionimin seksual. Ai sugjeron se një në pesë burra me disfunksion erektil ka mungesë testosteroni.
Mjaft mjekë besojnë se shumë prej problemeve që përjetojnë burrat në moshën e mesme, si libidoja e ulët, disfunksionet erektile, lodhja dhe humori i keq vijnë për shkak të rënies së niveleve të testosteronit. Ato mund të kurohen me terapi të zëvendësimit të testosteronit në formën e injeksioneve ose pilulave. Megjithatë, atyre mund t’ju duhet edhe Viagra. Dr. Malcolm Carruthers nga Qendra për Shëndetin e Burrave beson se mjekët duhet ta marrin në konsideratë terapinë e testosteronit kur kanë pacientë me probleme në funksionimin seksual.
“Viagra mund të funksionojnë, por mungesa e testosteronit përkeqëshet dhe disfunksioni seksual kthehet”, thotë ai. Javën e shkuar ai publikoi një studim me të dhëna nga 2000 pacientë, që ishin vizituar në klinikën e tij gjatë 25 viteve të shkuara, ku rezultonte se te 60 për qind e pacientëve, simptomat ishin përmirësuar nga terapia e testosteronit dhe 90 për qind e tyre nga kjo terapi, bashkë me një inhibitor PDE-5. Megjithatë, testosteroni mund të mos jetë shkaku i vetëm i problemeve me ereksionit, por edhe sëmundjet vaskulare, që kanë të bëjnë me ngushtimin e arterieve si pasojë e dietës së varfër, mungesës së ushtrimeve, duhanpirjes dhe gjenetikës.