Pse meshkujt i lënë femrat që dashurojnë?
Ja çfarë i penalizon femrat në një lidhje.
1- Femrat nuk dëgjojnë
Kur një mashkull thotë diçka, jepini atij shansin për të folur. Dëgjoni çfarë është duke thënë ai. Problemi është se ata priren ta përfundojnë marrëdhënien me dikë që e bën të ndihet sikur nuk di se çfarë janë duke thënë. Ne nuk mendojmë gjithmonë siç duhet, por ama kemi opinionet tona ndaj na dhemb kur ndjejmë se ato nuk kanë rëndësi. Kush do të qëndrojë me dikë të tillë?
2- Femrat dëgjojnë shumë shoqet e tyre
Ne e kuptojmë rëndësinë e shoqërisë mes femrave por kur ju lejoni mikeshat tuaja (kryesisht ato që janë të lira) të fusin hundët në lidhjen tuaj kjo sjell probleme. Siç ju dëshironi që mashkulli juaj të ketë mendimet dhe idetë e veta kur del me shokët e tij, e njëjta gjë vlen edhe për atë. Ju mund të bisedoni me mikeshat tuaja rreth marrëdhënies që keni por bëni kujdes se çfarë merrni me vete nga opinionet e tyre.
3- Lidhja nuk është një çështje familjare
Nuk po përpiqemi t’ju shkëpusim nga familja juaj, por kjo është një marrëdhënie jo një rrëmbim! Megjithatë nëse ju jeni mjaftueshëm e rritur sa të mbani për vete atë që është mes jush kjo do të ishte ide e shkëlqyer. Nëse ju i tregoni mamasë apo motrave për çdo argument, detaj apo zënkë që keni me partnerin, atëherë i shtyni ato të mos e pëlqejnë shumë atë, apo jo?
4- Nuk jeni të ngjitur fizikisht
Meshkujve nuk i duhet të vijnë me ju kudo ku shkoni dhe ata nuk presin nga ju të njëjtën gjë. Kjo është ajo që e bën lidhjen të veçantë. Secili ka pëlqimet dhe mospëlqimet e veta që përpara se të njiheshit me njëri-tjetrin. Mos u përpiqni ta merrni partnerin kudo me vete sidomos në takimet me shoqet ku ai s’ka asgjë për të bërë apo thënë. Atyre nuk u pëlqen të ulen dhe të flasin për çështje femrash si: flokët, thonjtë, moda, etj.
5- A është kjo një lidhje apo një dënim me burg?
Askujt nuk i pëlqejnë kontrollet. Një lidhje supozohet të ketë në bazë besimin. Nëse një mashkull ndjen se nuk e besojnë kur e di se nuk ka bërë asgjë për të merituar ‘procesin e marrjes në pyetje’, atëherë mos prisni ta keni pranë edhe për shumë kohë
6- Pavarësia është shumë e rëndësishme por deri në një pikë të caktuar
Quajeni këtë ego, pasiguri mashkullore apo si të doni! Nëse ju i thoni një mashkulli se mund të bëni çdo gjë vetë, atëherë për çfarë e doni atë?
7- As të qenurit shumë e varur nuk është gjë e mirë
Meshkujt i duan femrat e ‘rritura’ të cilat mund t’i zgjidhin vetë çështjet e tyre por gjithsesi lërini atij të kuptojë që ka një vend në jetën tuaj, që vetëm ai mund ta plotësojë. Ju nuk jeni fëmijë dhe as ai nuk pret t’ju trajtojë apo të kujdeset për ju si një i tillë. Nëse ju shkoni drejt partnerit për çdo gjë të vogël dhe i lini të nënkuptojë që ju s’mund të merrni vetë vendime apo të vini trurin në punë…epo ndoshta do e bëjë ai këtë duke mos u kthyer më.
8- A keni për të thënë ndonjë gjë të mirë, ndonjëherë?
Po e dimë që meshkujt shpesh e djallosin por ata nuk bëjnë vetëm gabime. A ka partneri juaj ndonjë gjë tjetër që është duke e bërë mirë? Askush nuk i ka qejf kritikat apo të durojë të tilla gjatë gjithë kohës ndaj thoni edhe gjëra të mira për të.
9- Nuk ka të ardhme tek e kaluara
Të gjithë bëjmë gabime. Çështja është të mësojmë prej tyre, jo të jetojmë në to. Nëse partneri juaj ka bërë një gabim dhe ju keni rënë dakord ta falni atë, shkruan Anabel, atëherë bëjeni! Mos e sulmoni vazhdimisht për të njëjtën gjë. Nëse do të qëndroni në të shkuarën, atëherë jini të përgatitura sepse shpejt do flisni si për të në të shkuarën, si ‘ish-i’.
10- Ndoshta shokët e tij nuk do të jenë miqtë tuaj, por mos i nxirrni ata jashtë loje
Ai i ka njohur ata përpara se të njihte ty dhe e di mirë sesi janë. Ju nuk kemi përse t’ia kujtoni vazhdimisht sepse nëse vazhdoni të bëni komente negative rreth tyre, ajo çfarë bëni në të vërtetë është që tregoni pasiguri dhe mungesë besimi ndaj tij. Nëse ai është me ju dhe çdo gjë shkon mirë, atëherë mos lejoni çfarëdo veprimesh të shokëve të tij të ndikojnë në marrëdhënien tuaj.