Disa ditë punë dhe ndjeni se stresi po ju kthehet… Zgjidhja është me një fjalë: ekuilibri. Sekreti është të balancojmë momentet e punës, ku kërkohet përpjekja maksimale me pushime relaksuese, në të cilat çlodhni mendjen dhe mbusheni me energji pozitive.
Nuk është momenti për ta lënë veten të bini poshtë: mjafton të stakoni kompjuterin, të shikoni më tej, të mendoni për kohë e momente të tjera.
Larg qytetit dhe rutinës së zakonshme, larg gjërave të zakonshme që bëni çdo ditë, për të përjetuar momente të reja lumturie. Fillon të mendoni për detajet e udhëtimit, për të shijuar më pas çdo moment të tij. Ose mund të mendoni për të angazhuar miq të afërt, për të organizuar “një udhëtim antistresit”. Kjo, pasi ekuilibri i duhur mund të gjendet më lehtë në një udhëtim.
Ja 5 destinacionet ku mund të shkoni…
Route One në Islandë – Prek vullkanet, dhe pastaj nga tetori deri në prill është më e lehtë të shihni aurorën boreale.Atlantic Road, Norvegji – Një nga rrugët më piktoreske në botë, ku oqeani takon kontinentin. Në disa pjesë, në sajë të lojës së kurbës, mund të ndjeni ndjesinë e udhëtimit mbi oqean.Kalaja e Siguldës, Letoni – Perlë e vogël në Baltik. Pyjet e bukura dhe të trasha fshehin kalatë dhe rrënojat e ndara nga barok në Rococo. Disa kilometra nga Riga gjendet parku kombëtar i Gauja dhe Siguldës, i famshëm për pistën e skive.Binz, ishulli Ruegen, Gjermani – Nga Lubecca në Binz. Për 417 km, shihen qytetet antike, përgjatë bregdetit baltik, midis brigjeve shkëmbore dhe brigjeve ranore derisa të kap syriAuvergne, Francë – një zinxhir me kratere dhe kupola prej 40 km të gjatë. Një nga zonat më spektakolare në gjithë rajonin. Për t’u rifuqizuar me forcën e natyrës.
a.ç