Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk deklaroi sot se negociatat për Brexit nuk kishin regjistruar progrese të mjaftueshme për të mundësuar kalimin në fazën e diskutimeve për marrëdhënien e ardhshme mes Bashkimit Evropian dhe Britanisë së Madhe.
“Ne do të diskutojmë për marrëdhëniet tonë të ardhshme kur të kemi progrese të mjaftueshme”, theksoi Tusk, në përfundim të një takimi me kryeministren britanike, Theresa May, ndërkohë që faza e katërt e negociatave mes evropianëve dhe Londrës filloi të hënën në Bruksel.
“Megjithatë, nëse ma kërkoni sot, do t’iu thoja se nuk ka ende progrese të mjaftueshme, por do të punojmë për këtë”, shtoi ai.
Tusk u shpreh optimist duke theksuar se May kishte përdorur një ton konstruktiv dhe shumë realist në fjalimin e saj në Firence, ku ajo premtoi se do të respektonte angazhimet financiare britanike përballë Brukselit dhe kërkoi një periudhë tranzicioni dy vjeçare pas Brexit, parashikuar më 29 mars 2019./b.d