Disa zyrtarë të rëndësishëm të së djathtës nacionaliste gjermane (AfD) njoftuan sot se do të distancoheshin me partinë për shkak të lëvizjes së saj drejt ekstremit të djathtë.
Zyrtari i ”Alternativës për Gjermaninë” në shtetin rajonal të Renanies të Vestfalisë së Veriut, më i populluari i vendit, Marcus Pretzell theksoi se do të linte partinë.
“Ai e justifikoi vendimin e tij nga vlerësimi pak optimist për ecurinë e AfD-së”, në një intervistë për të përditshmen gjermane ”Die Welt”.
Marcus Pretzell ndoqi rrugën e bashkëshortes së tij, Frauke Petry, deri tani një prej drejtueseve të lëvizjes antimigracion, që shkaktoi sensacion një ditë më pas zgjedhjeve legjislative.
Ajo refuzoi të ulej në Parlamentin e ri përkrah kolegëve duke dënuar radikalizimin e tyre.
Petry shtoi sot se në të ardhmen ajo do të hiqte dorë nga partia.
“Është e qartë se kjo etapë do të vijë”, deklaroi ajo për gazetarët.
Frauke Petry dhe dy zyrtarë të AfD-së në Parlamentin rajonal të Saksonisë, në lindje të vendit, dhanë gjithashtu dorëheqjen nga funksionet e tyre brenda drejtimit të grupit të tyre parlamentar lokal.
Në këtë rajon të ish-Republikës Demokratike Gjermane (RDGJ), lëvizja antimigracion u rendit në krye në zgjedhjet parlamentare me 27 për qind të votave duke lënë pas konservatorët e kancelares, Angela Merkel./b.d