Lajm kryesor i mediave serbe ditën e sotme është lidhja e zbuluar e Kryeministres së Serbisë, për 8 vjet me rradhë ka qenë në lidhje me një doktoreshë, e cila është e punësuar në Qendrën Klinike të Serbisë.
“Kurir.rs” e cila ka zbuluar ekskluzivisht se kush është partnerja e Anna Brnabic shkruan se Milica Djurdjiç është një mjeke simpatike e cila ka qenë në marrëdhënie të qëndrueshme me kryeministren serbe Anna Brnabic për tetë vjet. Që nga takimi me të asgjë nuk ka ndryshuar në lidhjen e tyre edhe kur Anna u vu në krye të qeverisë serbe.
Ato kanë një marrëdhënie të qëndrueshme ku kujdesen për njëra-tjetrën dhe jetojnë në një vilë luksoze në Dedinje. /a.ç