Një pikturë e Picassos me vlerë 25 milionë euro kapet në një anije në Francë
Një pikturë e Pablo Picassos me vlerë mbi 25 milionë euro e konsideruar si një pasuri kulturore e paeksportueshme nga autoritetet spanjolle u kap këtë fundjavë në një anije në Korsikë, ishull francez në Mesdhe, bëhet e ditur nga dogana franceze.
Pronari i veprës, bankieri spanjoll Jaime Botin nuk ka mundur të marrë autorizimin e lejes për eksportimin e pikturës “Head of a young woman” përpjekje e ndërmarrë që prej vitit 2012.
Një kërkesë autorizimi për nxjerrjen e tablosë së piktorit spanjoll drejt Zvicrës është depozituar një javë më parë në zyrën doganore të Bastias, qyteti Korsikë në afërsi të së cilit u gjet tabloja, shpjegon dogana nëpërmjet një komunikate.
“Kapiteni i anijes ka paraqitur veçse një dokument të vlerësimit të veprës si dhe një raport të vlerësimit të shkruar në gjuhën spanjolle në majin e 2015-ës e lëshuar nga Gjykata Kombëtare spanjolle (një nga institucionet ligjore më të rëndësishme në vend) konfirmonte se bëhej fjalë për një thesar kombëtar spanjoll dhe për asnjë lloj arsye nuk duhet të dilte jashtë territorit të Spanjës”, vijon komunikata, raporton ATA.