Rreth orës 00:30 të mesnatës së sotme në lagjen “Besëlidhja” janë djegur dy makina, të cilat ndodheshin të parkuara pranë njëra tjetrës në parkingun e një pallati, njëra nga makinat përdorej nga kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj.
Sipas informacionve paraprake bëhet me dije se janë djeguar: automjeti tip “Mercedes Fuoristradë ML” me targë AA 400 JK në pronësi të shtetases Sh.P. dhe në përdorim nga kryetari i Bashkisë Lezhë Fran Frrokaj, si dhe mjeti tip “Mercedes Benz” me targë LE 7495 E në pronësi të shtetasit K.Ll.
Polcia dhe zjarrëfikset kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit, të cilin nuk dihet ende se çfarë e ka shkaktuar.
Grupi hetimor po bën këqyrjen e kamerave përgjatë rrugës si dhe po merr deklarimet e pronarëve të mjeteve, të cilat nuk bëhen ende të ditura.
***
Dy automjete jane shkrumbuar nga zjarri nderkohe qe ishin ne parking. Policia e Lezhes njofton se rreth ores 00:45, në Sallën Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, ka ardhur një telefonatë se në lagjen “Besëlidhja” Lezhë, në parkingun e një pallati po digjen dy automjete.
Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë dhe të zjarrfikëses të cilët kanë ndërhyre menjëherë duke fikur zjarrin.
Nga veprimet e para hetimore, rezulton se janë përfshirë nga flakët dy automjete të parkuara afër njëra – tjetrës, dhe konkretisht:
Automjeti Mercedes Fuoristradë ML me targë AA 400 JK në pronësi të shtetases Sh.P. dhe në përdorim nga shtetasi F.F., si dhe mjeti Mercedes Benz me targë LE 7495 E në pronësi të shtetasit K.Ll.
Grupi hetimor po vijon kryerjen e veprimeve në vendngjarje.
Janë marrë disa deklarime si dhe po bëhet keqyrja e kamerave përgjatë rrugës dhe në afërsi të vendit të ngjarjes me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Gjithashtu po bëhet vlerësimi i rastit nga eksperti piroteknik me qëllim përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit. /b.d