Edhe një qytetar i Kosovës është vrarë në Siri. I vrari është V.Q nga Cernilla, 28 vjeçar nga komuna e Ferizajt.
Sipas burimeve të Klan Kosovës familja e të ndjerit është njoftuar të premten për ngjarjen.Shqiptarë nga Kosova, Maqedonia, Shqipëria e Lugina e Preshevës janë të pozicionuar në grupe të ndryshme radikale luftuese, përgatiti Express.
Vërehet se shqiptarët e pozicionuar në shumë grupe janë duke luftuar edhe ndërmjet njëri-tjetrit.
Përveç shqiptarëve në këtë luftë ka edhe evropianë të tjerë. Hulumtimet e kryera nga ICSR mbështetur në 1.500 burime, kanë treguar se mbi 11 mijë evropianë janë përfshirë në këtë luftë. (b.an)