50 Cent i çmëndur, shpenzon rreth 100 mijë dollarë në muaj
Njëri ndër reperët më të famshëm në botë, 50 Cent në paraqitjen e tij të fundit në gjykatë për falimentimin e tij ka treguar se shpenzon rreth 100 mijë dollarë në muaj, duke përfshirë 5 mijë dollarë për kopshtin e tij. Ai ka të ardhura mujore prej 185 mijë dollarë, kryesisht nga honoraret dhe interesi nga investimet e tij, transmeton Koha.net. Por ai paguan rreth 72 mijë dollarë për të ruajtur rezidencën e tij në Hartford.
Curtis Jackson III (50 Cent) ishte paraqitur në gjykatë për falimentim në Neë York për herë të parë në muajin e kaluar dhe ishte urdhëruar që të paguaj 7 milionë dollarë një gruaje e cila e kishte akuzuar atë se ka postuar në internet një kasetë në të cilën ajo kishte bërë seks me të dashurin e saj, raporton “Associated Press”. Sipas raporteve reperi amerikan u ka borxh edhe stilistit të tij, berberit dhe trajnerit të tij të fituesit.