Aleanca CDU-CSU, e udhëhequr nga Angela Merkel, ka fituar zgjedhjet federale në Gjermani, të mbajtura të dielën.
Aleanca CDU-CSU ka marrë 32.5 për qind të votave, sipas ‘exit poll’-eve, duke dalë fitues, para socialdemokratëve (SPD), që kanë përfunduar të dytët, me 20 për qind të votave.
Në vend të tretë kanë dalë ekstremistët djathtistë nga Alternativa për Gjermaninë, me 13.2 për qind të votave.
Transmetuesi publik gjerman, ZDF, raporton se vetëm “koalicioni i madh” (i përbërë nga CDU-CSU dhe SPD), apo kombinimi i ashtuquajtur “Xhamajka” (CDU-CSU, Të Gjelbrit dhe FDP), mund të përbëjë një shumicë në parlamentin e ri gjerman.
Nëse nuk formohet qeveria e kombinimit “Xhamajka” (emrin e ka marrë nga ngjyrat e tri partive të përfshira), mund të dështojë arritja e një marrëveshje mes partive për të bërë qeverinë.
Kombinimi i CDU’së së zezë me FDP’në e verdhë nuk do t’i kishte 316 vendet e nevojshme që ZDF parashikon se do të jenë të nevojshme për të pasur shumicën në Bundestagun e ri.
Kësisoj, atyre do t’ju duhej mbështetja e Të Gjelbërve. Diçka e vështirë për ta siguruar, pasi që Të Gjelbrit dhe liberalët kanë agjenda shumë të ndryshme. /b.d
Welche #Koalitionen sind möglich? Stand der Hochrechnung 18:38 Uhr #BTW17 #jamaika #Groko pic.twitter.com/Vl0CYTKsEl
— ZDF heute (@ZDFheute) September 24, 2017